22:24 / E Mërkurë, 18 Shtator 2019 / indeksADMonline

Shqipëri: Goditi me çekiç shitësen, ky ështe grabitësi që punon si mësues

Një 45 vjeçar nga Elbasani ka përfunduar në prangat e policisë, pasi ka tentuar të grabisë një supermarket.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 5 majit të qytetit, ku shtetasi Alert Çaroshi, ka hyrë në supermarket për të grabitur.

Shitësja ka rezistuar duke paralajmëruar ardhjen e policisë dhe për pasojë, burri e ka goditur me çekiç në kokë.

Gruaja ka përfunduar në spital e gjakosur duke marrë mjekim pa pasoja të rënda. Burri rezulton me të meta mendore akoma më i çuditshëm fakti se punon si mësues. 29 vjeçarja shprehet se është trembur nga ngjarja.