09:33 / E Premte, 10 Janar 2020 / indeksADMonline

Shqipëri, kunati vret me shkop druri kunatën në sy të vajzës dhe nënës

Krim brenda familjes. Një ngjarje e rëndë ndodhi në Paskuqan të Tiranës në orën 23:40 të mbrëmjes së djeshme, pasi Eredet Çapoku goditi me shkop druri kunatën e tij Enkeleda Çapokun, 30 vjeç, duke e lënë të vdekur. Ngjarja ndodhi në banesën e viktimës, ku kunati në gjendje të dehur, shkallmoi derën e shtëpisë goditi 30-vjeçaren me shkop druri duke e lënë të pajetë dhe më pas dhunoi nënën e saj dhe mbesën. Pas vrasjes autori u largua nga vendngjarja dhe Policia është në kërkim të tij.

Shkak i kësaj ngjarje dyshohet se kanë qenë konfliktet familjare. Deri pra dy vitesh autori dhe viktima, bashkë me vajzën e saj, jetonin në një shtëpi, pasi burri i 30-vjeçares ndodhet në burg për drogë. Por mes tyre lindën konflikte, kur 34-vjeçari filloi të përnqite kunatën e tij, pasi i vëllai nga burgi i kishte lënë porosi që të ruante të gjitha lëvizjet e gruas.

6 muaj më parë Enkeleda Çapoku e denoncoi për përndjekje kunatin e tij dhe gjykata i dha urdhër mbrotje. Pasi mori urdhër mbrojtje, ajo u largua nga banesa ku jetonin të gjithë bashkë më parë dhe jetonte vetëm me nënës e saj dhe vajzën e saj. Këtu konfiltet u përshkallëzua. Autori filloi të dhunonte dhe t’i bënte presion viktimës.