Shqipëri: Vdes një person pas aksidentimit të ambulancës
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Laç të Shqipërisë.
Si pasojë e motit të keq ka dalë nga rruga ambulanca dhe për pasojë ka humbur jetën një burrë i cili shoqëronte nënën e sëmurë me ambulancë drejt Tiranës.
Kujtojmë se gati në të gjitha qytetet e Shqipërisë po mbretëron mot i ligë dhe ka vërshime në pjesë të ndryshme të qyteteve.