22:42 / E Diele, 17 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria e fillon me humbje në shtëpinë e re

Shqipëria e ka filluar me humbje në shtëpinë e re.

Në stadiumin e sapoinaguruar, kuqezinjtë janë mposhtur nga Franca me rezultat 0-2 në ndeshjen e fundit për kualifikimet e Euro 2020.

“Gjelat” kaluan në epërsi në minutën e nëntë me golin e Tolisso, shkruan Indeksonline.

Rezultatin e dyfishoi Griezmann në minutën e 30-të të ndeshjes.

Në pjesën e dytë, dy kombëtaret nuk arritën të shënojnë përkundër disa rasteve.

Franca e mbyll në vendin e parë të grupit H me 25 pikë, dy më shumë se Turqia, Islanda është e treta me 19 pikë, derisa Shqipëria në vendin e katërt me 13 pikë. /IndeksOnline/