10:27 / E Hënë, 18 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Shqipëria ia sheh “hairin” stadiumit të ri, i fiton gjysmë milioni euro për një natë nga biletat

Mbrëmë është përuruar stadiumi i ri i Kombëtares së Shqipërisë, “Air Albania” në Tiranë, ku mysafir i parë ka qenë kampioni i Botës, Franca.

Impianti i ri i ka dhënë menjëherë frytet që në ndeshjen përuruese.

Nga shitja e biletave, FSHF-ia ka arkëtuar mbi 400.000 euro ose 500 milionë lekë të vjetra.

Stadiumi ka qenë i mbushur në maksimumin e tij, me rreth 20.000 tifozë të pranishëm. /IndeksOnline/