75 Mall Live Search
22:31 / E Enjte, 01 Gusht 2024 / Gj. Sh

Shqipëria mbetet përsëri pa skuadër në garat evropiane, eliminohen Egnatia dhe Partizani

Edhe këtë sezon, Shqipëria mbetet pa asnjë skuadër futbollistike në garat evropiane.

Dy skuadrat e fundit, Egnatia dhe Partizani, janë eliminuar në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës, shkruan IndeksOnline.

Pas fitores 2-1 në udhëtim, Egnatia sonte ka pësuar humbje në shtëpi nga skuadra islandeze Vikingur Reykjavik, me rezultat 2-0.

Në anën tjetër, Partizani sonte barazoi 0-0 me skuadrën nga Gjeorgjia, Iberia 1999, por u eliminua pas humbjes 2-0 në ndeshjen e kaluar./IndeksOnline/