11:48 / E Diele, 21 Mars 2021 / OSH

Shqipëria publikon listën e futbollistëve të ftuar, vetëm një lojtar nga Superiorja

Trajneri i Shqipërisë, Edi Reja ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

Pjesë e listës është vetëm një futbollist nga Liga e Shqipërisë, Erion Hoxhallari i Tiranës, transmeton Indeksonline.

Në listë është edhe 17 vjeçari Mario Mitaj që luan tek AEK. Jashtë listës është Armando Sadiku./Indeksonline/