12:52 / E Shtunë, 18 Korrik 2020 / indeksADMonline

Shqipëria tregon “dhëmbët”, gjobiten 17 qytetarët e parë, që nuk mbanin maskë

Kanë nisur të aplikohen gjobat për ata që ata që nuk mbajnë maska në ambjentet e brendshme.

Një pezullim aktiviteti dhe 19 masa administrative me gjobë, si dhe 2 masa me gjobë në piceri/fast food dhe 17 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura

Për herë të parë që pas miratimit të aktit normativ janë gjobitur 17 qytetarë pasi u kapën në ambiente të mbyllura duke mos mbajtur maskën. Në total policia tha se janë vendosur 19 gjoba për subjekte dhe individë që nuk respektonin maskat. 1 pezullim aktiviteti dhe 19 masa administrative me gjobë, 2 masa me gjobë në piceri/fast food dhe 17 masa administrative me gjobë ndaj individëve për mosmbajtje të maskës në ambiente publike të mbyllura. Masat administrative janë vendosur nga degët rajonale të Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor në qarqet Dibër, Tiranë, Durrës, Berat, Vlorë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u kërkon qytetarëve të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar vendimin për maskën e detyrueshme në ambientet e mbyllura.

Detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit.

Ministria e Shëndetësisë u kërkon edhe bizneseve të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore. Çdo shkelje do të konsiderohet me rrezik për shëndetin e qytetarëve dhe si e tillë do të ndëshkohet, paralajmëroi Ministria e Shëndetësisë.