18:02 / E Shtunë, 24 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Shqiptarët mbështesin protestën në Francë kundër rritjes së çmimit të naftës për 10 cent

Qytetarët sot në Paris të Francës kanë organizuar protestë përmes së cilës po kundërshtojnë rritjen e çmimit të naftës për 10 cent më shumë.

Madje, protesta edhe ka eskaluar ku shumë vetura janë djegur në qytet, raporton Indeksonline.

Një shqiptar që jeton në Francë direkt nga protesta që po mbahet ka dërguar një video në redaksinë Indeksonline, ku shihet se si kanë bllokuar rrugën.

Ata e kanë mbështetur këtë protestë kundër rritjes së çmimit të naftës.

Sic shihet në pamjet më poshtë, protestuesit kanë shkatërruar  pikpagesat nëpër autostradë, si shenjë kundërshtie ndaj vendimit të Presidentit Macron, ndërsa dëgjohen edhe sirna dhe brohoritje.

Ndryshe, Policia Francës sot ka intervenuar me autoblinda dhe me ujë për t’i larguar protestuesit nga rruga.

Vendimin e Presidentit francez qytetarët nuk e kanë mirëpritur të cilët kanë shprehur pakënaqësinë e tyre dhe kundërshtinë përmes protestave në rrugë./Indeksonline/