75 Mall Live Search
10:35 / E Hënë, 11 Nëntor 2024 / AR

Shqiptarët në Austri me organizim të madh për festat e nëntorit

Shqiptarët në Austri do të organizojnë një solemnitet madhështor për festat e nëntorit.

Në Vjenë të Austrisë, në Bäckerstraße 16, 1010, më 25 nëntor, ora 14:00-15:45, shoqata për letërsi shqiptare “FAN NOLI” (“Verein für Albanische Literatur FAN NOLI – Österreich”) e drejtuar nga kryetari  prof. mrsc.Miftar Tërshnjaku, organizon promovim librash, program artistik, humor. 

Ku do të marrin pjesë: z.Kristaq Shabani, znj. Majlinda Shabani, dr.Hekuran Rapa, dr.Behar Arllati, dr.Migena Arllati, prof. mrsc Miftar Tërshnjaku, Gjergj Rrustaj, dr. Shefqet Dinaj, prof. Hazir Pollozhani, dr. Bardhyl Limani, artisti Valon Ymeri, Fylli e Buli, Setki Ibrahimi e Gani Sejdiu, etj.

Urime Dita e Flamurit Kombëtar! Ejani të festojmë së bashku!