21:04 / E Hënë, 06 Maj 2019 / indeksADMonline

Shqiptari fshehë drogën përmes “Kinder vesë”!

Një 36-vjeçar është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi shpërndante në doza të vogla heroinë e kokainë në Tiranë.

Në pranga ka rënë F.M, 36 vjeç, lindur në Tiranë, i dënuar më parë. Mësohet se 36-vjeçari shpërndante lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kokainë në zonat e Yzberishtit, Selitës, Astirit dhe Kombinatit, me porosi nëpërmjet telefonit. Arrestimi i tij është bërë në afërsi të rrugës “Tre Dëshmorët”, ku për të mos “rënë në sy” të policisë, i riu përdorte biçikletë për të shpërndarë drogën.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale 34 doza heroinë dhe 3 doza kokainë, si dhe telefonin që përdorte për të siguruar klientelën. Mbi 36-vjeçarin rëndon akuza për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.