17:59 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shqiptari i masakruar në Francë, reagon ashpër Sali Berisha, thirrje për autoritetet

Në lidhje me Florenc Beqiri, shqiptarin nga qyteti i Shkodrës të masakruar në burgun e Marsejës reagoi edhe ish- kryeministri Sali Berisha

Ai i bën thirrje autoriteteve franceze që të ndëeshkojnë rreptësisht autorët e krimit makabër, ndërsa uron shërim të plotë për 23 vjeçarin.

“Nje i ri i masakruar me burgun e Marsejes!

Duke denuar ashpersisht kete akt te rende kriminal, u bej thirrje autoriteteve franceze te ndeshkojne me te gjithe forcen e ligjit autorin apo autoret e ketij krimi te shemtuar!

Urojme sherim te plote te riut shqiptar te masakruar!”, shkruan Berisha.

Florenc Beqiri nga Shkodra, prej ditësh ndodhet në koma në spitalin e Marsejës, ndërsa familjarët që hedhin dyshime të forta.

Sipas tyre ai mund të jetë rrahur barbarisht dhe mbytur nga shokët e qelisë pasi ai vetë i kishte treguar kushërirës së tij se kërcënohej prej tyre.

Florenc Beqiraj është i biri i Gëzim dhe Laureta Beqiraj, i datëlindjes 27 shtator 1994 nga Lagja Iliria, Shkodër, vëlla i vetëm i familjes Beqiraj.

Ai kishte tre vjet që ndodhej në Francë dhe ishte në procedura për azil. Florenci kishte filluar punë si kamerier në një lokal në Marsejë.

Ai është ndaluar nga policia franceze për një mjet identifikimi, dhe për shkak të mungesës së tij ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit.

Për tre javë me radhë është mbajtur në Polici dhe para tre ditëve policia e ka dorëzuar si të vdekur, në duart e doktorëve të spitalit në Marsejës.

Babai i Florencit, Gëzim Beqiraj është nisur për në Francë, por është bllokuar në Turqi dhe përsëri është kthyer në Shkodër.