12:16 / E Premte, 19 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shqiptari nga veriu publikon foto të shtëpisë së djegur pas sulmit të mbrëmshëm

Mbrëmë në lagjen e ‘Doktorëve’ në veri të Mitrovicës, shtëpia e një shqiptari është sulmuar, duke u përfshirë nga zjarri një pjesë e saj.

Për këtë akt nuk dihen akoma motivet, derisa pronari i shtëpisë i ka publikuar disa fotografi në profilin e tij në Facebook, ku shihen dëmet, shkruan Indeksonline.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, sipas të cilit nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

“Është zjarrvënie dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm. Të lënduar nuk ka, vetëm dëme materiale”, ka thënë Hoti, duke shtuar se akoma nuk dihet kush e ka kryer aktin. /Indeksonline/