09:03 / E Premte, 30 Mars 2018 / indeksADMonline

Shqiptarin e tradhtojnë fqinjët, ankohen për zhurmë, por policia gjen diçka tjetër!

Një shqiptar ra në pranga në Itali, pasi u kap me 40 kg drogë gjatë kontrollit të policisë.

Mediat italiane raportojnë sot se në pranga u vu shqiptari 30 vjeçar që jetonte në Riva Ligure, i cili gjatë ditës ishte punëtor i thjeshtë, por gjatë natës bënte tjetër aktivitet.

Ai u ra në sy policisë, pas spiunimit nga ana e fqinjëve në pallat. Sipas policisë, shqiptari i ftonte klientët e tij gjatë natës në banesën e tij në këtë zonë, dhe duket se kjo ka shqetësuar shumë banorë, për shkak të zhurmave që bëheshin gjatë natës.

Policia nisi hetimet dhe përgjoi shqiptarin, deri sa së fundi e kapi në banesë, në një kontroll blic duke i sekuestruar sasinë e drogës, marihuanë dhe kokainë./Indeksonline/