09:06 / E Hënë, 27 Maj 2019 / indeksADMonline

Shqiptarja që fitoi ulëse në Parlamentin Evropian: Faleminderit të gjithë atyre që më kanë përkrahur

Të dielën janë zhvilluar zgjedhjet në Parlamentin Evropian në 21 shtete, duke përfunduar kështu zgjedhjet në shtetet anëtare të Bashkimit Evropian.

750 deputetë do të zgjidhen në Parlamentin Evropian. Në mesin e tyre pritet të jetë edhe një shqiptare. Kjo është Arba Kokalari.

Ajo jeton në Suedi dhe ka arritur që të sigurojë një ulëse në Parlamentin Evropian, një sukses i jashtëzakonshëm për të, dhe mbarë shqiptarët.

Partia e saj ka siguruar katër ulëse dhe në mesin e tyre është edhe Arba Kokalari.

“Faleminderit të gjithëve që më kanë përkrahur mua dhe partinë”, është shprehur ajo.

Arba Kokallari u lind në Tiranë më 27 nëntor 1986. Partitë Popullore Evropiane, janë sërish grupi më i madh në PE, pavarësisht faktit se në këto zgjedhje humbën një numër të konsiderueshëm të ulëseve.