07:04 / E Mërkurë, 07 Mars 2018 / indeksADMonline

Shqyrtohet marrëveshja mes BERZH për Autostradën Kijevë-Zahaq

Sot mbahet Mbledhje e Komisionit për Buxhet dhe Financa.

Në këtë mbledhje do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit nr.06/L-063 për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq; Shqyrtimi i Buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2018; Shqyrtimi i Buxhetit të Komunës së Kamenicës për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-039 për Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe amendamenteve të Komisionit funksional për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rural.