14:11 / E Premte, 11 Tetor 2019 / indeksADMonline

SHSKUK furnizohet me 26 ultrazë, afro 400 mijë euro

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar është furnizuar me 26 ultrazë për nevojat e klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Pacientët, por edhe stafi mjekësor më nuk do të ketë mungesë të paisjeve të tilla për diagnostikim  të mirë. Këto pajisje kanë kushtuar 338 mijë e 900 euro.

Dy ultrazë do të shkojnë në Spitalin e Mitrovicës, 2 në atë të Vushtrrisë, 2 në Ferizaj, 2 në Gjilan, 2 në Prizren, 2 në Gjakovë dhe 2 në Spitalin e Pejës.

2 ultrazë do të dërgohen në  Klinikën  e Gjinekologjisë, 1 Kirurgji Abdominale, 3 në  Klinikën  e Radiologjisë, 1 Urologjia, 1 Emergjenca, 1 Gastroenterologjia me Hepatologji dhe 1 Klinika e Anetezionit dhe Mjekimit Intensiv., 1 në Fiziatri dhe 1 në Nefrologji.

SHSKUK ka inicuar procedurat për blerje edhe të pajisjeve të tjera që janë të domosdoshme për pacientët./IndeksOnline/