SHSKUK nuk ka tolerim dhe standarde të dyfishta për ata që nuk e respektojnë orarin e punës
Zyra e drejtorit të Përgjithshëm e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar e Kosovës, ju njofton se në asnjë mënyrë, drejtori i përgjithshëm dhe drejtoria e SHSKUK nuk përdorë standarde të dyfishta dhe nuk ka tolerim për mos respektim të orarit të punës ndaj askujt.
Kushdo që nuk e respekton orarin e punës, detyrat dhe përgjegjësitë që ka me kontratë të punës do të ndërmerren masa ligjore.
Lidhur me punëtorët e suspenduar që nuk kanë qenë në kujdestari, lënda është në komision disiplinor të QKUK-së dhe do të vendos komisioni disiplinor si organ i pavarur.
Poashtu, lidhur me punëtoren që është cekur në medie lënda ndodhet në komision disiplinor meqë është raportuar nga ana e Klinikës së Psikiatrisë dhe i takon komisionit disiplinor të vendosë.
SHSKUK, nuk po përdorë standarde të dyfishta dhe sigurojmë se kushdo që nuk e respekton orarin e punës do të përballet me masat disiplinore që parashihen me Ligj dhe rregulloret e punës që janë në fuqi.