Shtatë metra borë bllokojnë një vend në Francë, ky fenomen nuk është parë që 30 vite të ndodhë (Video)
Reshjet masive të borës në alpet e Francës kanë bërë që të ngrihet ortek deri në 7 metra lartësi.
Vetëm në 36 orët e fundit raportohet se ka rënë mbi 1 metër e 80 centimetra borë.
Kjo ka bërë që dy vendbanime të bllokohen tërësisht lëvizja, deri sa është intervenuar me ekskavator të rëndë ku është bërë e mundur hapja e rrugëve.
Fotografi dramatike të bëra nga një ekspert për këto orteqe Alan Duklo tregojnë momente pasi punëtorët kanë qarë përmes ortekëve duke hapur rrugë.
“Kanë kaluar 20 vjet që kur e pamë këtë ortek në këtë zonë”, tha Duklo dhe se ishte e pritur kjo për shkak të sasisë së madhe të dëborës që kishte rënë në ditët e fundit.
Të reshura si këto meterologet than që shihet një herë në 30 vjet, shkruan BBC.
Kjo çoi në ndërprerje të energjisë dhe kaos në trafik, ndërpreu skijimin dhe ngriti rrezikun e ortekëve në nivelin më të lartë të mundshëm në dekadën e fundit. /Indeksonline/
Hasta 7 metros de nieve cayeron estos días en el SE de France. Ayer subía una foto sobre esta #nevada …. hoy el vídeo de cómo se las apaña este quitanieves para limpiar la oculta carretera (via YouTube/Alain Duclos, https://t.co/SqwLa1gbCX) pic.twitter.com/O88rBrSScB
— Mar Gómez (@MarGomezH) January 11, 2018