15:09 / E Diele, 28 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shtatë pikat kyçe të ”El Clasico-s” sot

Fokusi në ”El Clasico” sot është përqëndruar tek e ardhmja e Julen Lopeteguit dhe te dy lojtarët, Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, që sot nuk do të jenë në fushën e lojës.

Por, ka edhe disa pjesë kruciale në këtë ndeshje, normalisht.

Kështu, i keni disa nga pjesët kruciale të Klasikës së sotme, që janë faktorë të rëndësishëm për të dyja skuadrat.

Ngecja për posedim

Real Madridi nuk e ka fituar duelin e posedimit ndaj Barcelonës në një ndeshje të La Ligas që nga Klasika në Bernabeu që u zhvillua në sezonin, 2007/08.

Mejgithatë, një element që duhet cekur është se Lopetegui e ka mësuar shumë skuadrën e tij për ta mbajtur topin, transmeton IndeksOnline.

Image result for real madrid vs barcelona 2018

Të dyja skuadrat e kanë dominuar topin këtë vit në kampionat (69.8% për katalunasit dhe 68.1% për madrilenët) dhe për më së shumti pasime (6545 dhe 6173).

Në Klasikat tjera, ishte e garantuar se Barcelona do të dominonte në këto aspekte, por tani kjo çështje ka ndryshuar.

Pozicionimi i Marcelos

Nuk është sekret që kundërshtarët e Real Madridit janë duke i shikuar hapësirat e lëna nga Marcelo, kur ky i fundit është në sulm.

Nëse ka ndonjë dyshim për këtë, atëherë përmbledhja e paraqitjes së tij në humbjen në ”Sanchez Pizjuan” e dëshmon.

Image result for marcelo 2018

Kualitetet e brazilianit në sulm kanë bërë që ai të vazhdojë shumë drejt sulmit dhe hapësirat e tij të lëna në mbrojtje i kanë kushtuar shpeshherë Realit.

Do të jetë interesante ta shohim se cilin lojtar Ernesto Valverde do ta zgjedhë që ta shfrytëzojë këtë avantazh.

Sulmet nga Isco dhe Marcelo

Të dy lojtarët e lartëcekur shkaktojnë shumë probleme në mbrojtjet kundërshtare.

Image result for marcelo isco 2018

Kështu, Nelson Semedo ose Sergi Roberto janë të ngarkuar me detyrën për t’i ndalur ata.

Si Isco, ashtu edhe Marcelo, janë kthyer së fundmi nga lëndimet, dhe se sot e kanë mundësinë ta tregojnë kualitetin e tyre.

Vëmendja në stol

Valverde dhe Lopetegui kanë opsione të jashtëzakonshme në stol.

Image result for barcelona bench 2018

Ousmane Dembele dhe Marco Asensio janë dy nga lojtarët më të privuar me këtë rol këtë sezon.

Të dy lojtarët mund ta kenë shansin në pjesën e dytë për të lënë gjurmë.

Roli i Bales dhe Coutinhos

Pa Ronaldon dhe Messin, tani dyshja në fjalë e ka mundësinë ta marrë përgjegjësinë.

Image result for bale coutinho 2018

Të dy lojtarët kanë kapacitet që të shënojnë gola, të asistojnë e madje edhe t’i rikthejnë topat e humbur.

Aftësitë e tyre janë të ndryshem, por kanë kapacitet që të jenë deçiziv sot në ”Camp Nou”.

Misteri i Ramos dhe Pique

Njëra nga befasitë e këtij sezoni janë edhe paraqitjet e dy qendër-mbrojtësve, të cilët kanë qenë të pazëvendësueshëm që disa vite.

Image result for ramos vs pique

Tani, ata janë vënë në dyshim për paraqitjet e tyre, por ende kanë aftësitë të tregohen solid në mbrojtje.

Mos përqëndrimi i hershëm i Real Madridit

Real Madridi pësoi dy gola në çerekun e parë të ndeshjes ndaj Levantes, derisa CSKA i shënoi gol në minutën e dytë, teksa mbrëmja në Sevilla ishte tmerr për skuadrën e Lopeteguit.

Image result for cska real madrid champions

Valverde është i vetëdijshëm për këtë dhe dëshiron ta marrë avantazhin e mungesës së fokusit të hershëm të Realit.

Nga ana tjetër, Lopetegui do të duhet t’i tregojë skuadrës që të fokusohet më shumë në minutat e parë të ndeshjes./IndeksOnline/