13:58 / E Mërkurë, 11 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Shtatëzëna tregon se si priti sot në Spitalin e Gjilanit, pasi gjinekologët e vazhduan pauzën

Qytetarët vazhdojnë të shfaqin pakënaqësi në lidhje me shërbimet që marrin në instutcionet shëndetësore në vendin tonë.

Infrastruktura, mosfurnizimi me barna, por edhe papërgjegjësia e personelit, ka bërë që shpesh indinjatën e tyre, qytetarët ta shprehin edhe përmes rrjeteve sociale.

Një grua shtatzënë, së fundmi në profilin e saj në Facebook ka treguar se si sot në Spitalin e Gjilanit, përkatësisht në Gjinekologji, është dashur të kërkonte në korridore për një gjinekolog, pasi që ata ishin duke e vazhduar pauzën, jashtë rregullave.

Ky është postimi (pa ndërhyrje) i një qytetareje nga Gjilani:

Ma tmerr se me shku ne spitalin e Gjilanit te gjinekologjia nuk ka.

Shkon per kontrolle, duhesh me u end neper 100 korridore e salla me lyp naj gjinekolog e ka vec praktikante te klases 10 pfff.

Pa pike pergjegjesie jane mbledh gjinekologet ne kuzhine tuj e shiju mengjesin ani pse ne leter shkrun “pauza 10:00-10:30” ok pret deri ne 10 e 30, shkon i afrohesh me kerku kontrollen thojne jo deri ne 11:00 se letra ka met gabim.

Pauzen e shtyjne pa pike marre e nderkohe nje tjeter shtatzane (rast urgjent) duke prit ne korridor poashtu me mundime e te vjella as nuk merret parasysh.

Po normale qe vdesin e ka skandale te shumta ne gjinekologjine ne Gjilan.

Nga mllefi nuk pata mundesi as video e foto me bo e as emrat e kujdestareve me ja marr.

Prej fillimit kontrollat i kom bo privat po hajt thash ta provoj sot ne te shtetit edhe ski cka sheh pos me hi me ne xhungel.