07:13 / E Mërkurë, 19 Shtator 2018 / indeksADMonline

Shtatorët e Fehmiut dhe Xhevës vendosën në sheshin e Drenasit

Sot në orët e mbrëmjes sotme kanë arritur në Drenas shtatorët e heronjve Fehmi Lladrovci dhe Xheva Krasniqi Lladrovci.

Shtatorët e heronjve janë vendosur në Sheshin “Fehmi LLadrovci”.

Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari ka theksuar se Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina! “Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz”.

Postimi i Jasharit në Facebook:

Drenasit, Drenicës dhe kombit, iu kthyen Heroi dhe Heroina! Sonte, u vendosën në shesh, pas 20 vitesh, të përjetësuar në bronz. Drenica është më e bukur me Juve, Baca Fehë e Dada Xhevë! Të pavdekshëm në zemrat e mendjet tona! Lavdi e përjetshme Heroi Fehmi Lladrovci! Lavdi e përjetshme Heroina Xhevë-Krasniqi-Lladrovci!