12:16 / E Shtunë, 27 Tetor 2018 / indeksADMonline

Shtatzënia e ka bërë edhe më të bukur Meghan Marklen

Princ Harry dhe bashkëshortja e tij, Dukesha e Sussexit, Meghan Markle, kanë shikuar së bashku ceremoni përmbyllëse të garave sportive ‘Invictus Games’, në ditën e tyre të fundit të vizitës në Australi, përpara se të niseshin për në Zelandën e Re të dielën në mëngjes.

Dukesha u kujdes që të rrëmbejë gjithë vëmendjen me një kostum me ngjyrë të ngrohtë kafe i cili i theksonte në mënyrë të përkryer barkun e rrumbullakët, shkruan Indeksonline.

Harry në anën tjetër dukej elegant me një kostum ngjyrë gri dhe këmishë të bardhë. Çifti mbretëror ju adresuan turmës në Qudos Bank Arena e cila ka kapacitet prej 21 mijë ulësesh.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm edhe ish-futbollisti i njohur David Beckham, së bashku me dy fëmijët e tij Romeo edhe Cruz./Indeksonline/

 

 

 

 

Temat: