75 Mall Live Search
15:06 / E Martë, 07 Prill 2026 / OSH

Shtëpia e Bardhë publikon foton e rrallë të Tokës nga ana më e panjohur e Hënës

Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të rrallë dhe historik të Tokës, të kapur nga ana më e largët e Hënës

Fotografia është realizuar më 6 prill 2026 nga mjeti hapësinor Orion, në momentin kur Toka shfaqet duke u zhytur përtej horizontit hënor, një perspektivë e pazakontë kjo që e paraqet planetin tonë “nga ana tjetër”.

“Njerëzimi, nga ana tjetër. Fotografia e parë nga ana e largët e Hënës”, thuhet në postimin zyrtar të Shtëpisë së Bardhë, që shoqëron imazhin.