20:52 / E Hënë, 18 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Shtëpia e Bardhë: ShBA-të ngritën shqetësime rreth vrasjes së grave nga izraelitët jashtë kishës në Gaza

Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngritën shqetësime me Izraelin pasi një snajperist ushtarak izraelit qëlloi dhe vrau dy gra brenda Famullisë së Familjes së Shenjtë në Gaza të shtunën, sipas Shtëpisë së Bardhë.

“Ne kemi qenë shumë të qartë se besojmë se duhet bërë çdo përpjekje e mundshme për të parandaluar viktimat civile”, tha të hënën zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.

Ai tha se ShBA ngriti shqetësimet e saj për incidentin specifik me qeverinë izraelite dhe për nevojën më të gjerë që civilët e plagosur dhe të lënduar të mund të evakuohen dhe të marrin kujdesin e duhur mjekësor.

Papa Françesku iu drejtua të dielën vdekjeve në Famullinë e Familjes së Shenjtë, duke u ankuar se “civilët e paarmatosur janë objektiva për bomba dhe të shtëna me armë” në Gaza.

“Vazhdoj të marr lajme shumë serioze dhe të trishtueshme për Gazën. Civilët e paarmatosur janë objektiva për bomba dhe armë zjarri. Dhe kjo ka ndodhur edhe brenda kompleksit të famullisë së Familjes së Shenjtë, ku nuk ka terroristë, por familje, fëmijë, njerëz të sëmurë dhe me aftësi të kufizuara, motra”, tha ai gjatë lutjes së përjavshme.