Shtëpia e Bardhë: TikTok-u duhet të mbetet i disponueshëm për amerikanët

Gjykata Supreme vendosi mbylljen e TikTok këtë të dielë në SHBA.
Ndërkohë i menjëhershëm ka qenë reagimi nga Shtëpia e Bardhë e cila tha se TikTok duhet të mbetet ende i disponueshëm për amerikanët.
Shtëpia e Bardhë tha të premten se kohëzgjatja e vendimit të Gjykatës së Lartë mbi një ligj që ndalon aplikacionin do të thotë se kjo çështje duhet të përballohet nga administrata Trump.
“TikTok duhet të mbetet i disponueshëm për amerikanët, por thjesht nën pronësi amerikane ose një pronësi tjetër që adreson shqetësimet për sigurinë kombëtare të identifikuara nga Kongresi gjatë hartimit të këtij ligji,” tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.
“Për shkak të faktit të thjeshtë të kohëzgjatjes, kjo Administratë e pranon se veprimet për të zbatuar ligjin thjesht duhet t’i kalojnë Administratës së ardhshme, e cila do të marrë detyrën të hënën.”