12:23 / E Mërkurë, 08 Maj 2019 / indeksADMonline

Shtëpia e Kulturës në Sllatinë, strehë e narkomanëve

Në vend të shfaqjeve teatrale, orëve letrare e festivaleve, shtëpia që duhej të frymonte art e kulturë në Sllatinë është shndërruar në një gërmadhë e strehim i narkomanëve.

Disa fotografi që po qarkullojnë në rrjetet sociale, tregojnë gjendjen momentale të Shtëpisë së Kulturës, e cila shihet tërësisht e dëmtuar, përcjellë Indeksonline.

Karriget e dritaret e thyera, librat në tokë e muret e çara, ky vend ngjanë më shumë në një rrënojë që vetëm kafshët do të mund ta sillnin në një gjendje të tillë. Por fatkeqësisht është faktori njeri ai që ka dëmtuar vet një nga vendet që dikur iu ka shërbyer dhjetëra gjeneratave.

Madje në komentet e qytetarëve, thuhet se tani ky vend po shërben për narkomanët, gjë që është edhe më shqetësusese për banorët përreth, por edhe qytetarët e Kosovës e institucionet përkatëse./Indeksonline/