16:23 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shtëpia e vjetër rrezikon të shembet, intervenojnë zjarrfikësit (Foto)

Një pjesë e murit të një shtëpie të vjetër afër Komunës së Prishtinës rrezikon të shembet.

Madje pjesë të këtij muri sot kanë rënë në tokë duke alarmuar njësitet e zjarrfikësve që të dalin në vendin e ngjarjes dhe të evakuojnë qytetarët, raporton Indeksonline.

Siç shihet edhe në foto, zjarrfikësit po bëjnë përpjekje që muri të mos bie në tokë ndërsa për këtë rast janë informuar edhe zyrtarët komunal.

Kati i parë i kësaj shtëpie shfrytëzohet nga një biznes./Indeksonline/