07:41 / E Hënë, 22 Shkurt 2021 / C E

Shtëpia përfshihet nga flakët, në qendër të Prishtinës

Një shtëpi është përfshirë nga flakët në rrugën “Robert Doll” në Prishtinë.

Zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen për ta lokalizuar zjarrin.

Nuk është raportuar për të lënduar deri në këto momente.

Indeksonline ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet se zjarri ka përfshirë të gjithë objektin. /IndeksOnline/