15:45 / E Hënë, 01 Janar 2018 / indeksADMonline

Shtetasi i Shqipërisë sulmon policin e Kosovës

Një shtetas i Shqipërisë është arrestuar në pikë kalimin kufitar Vermicë, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor në detyrë zyrtare.

Gjatë arrestimit të dyshuarit, një zyrtar policor ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Me urdhër të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, mirëpo i është konfiskuar pasaporta dhe vetura. Rasti duke u hetuar.