13:24 / E Enjte, 29 Tetor 2020 / OSH

Shteti fqinj ka nisur përdorimin e 5G-së, ja në cilat qytete

Hrvatski telekom (HT) është kompania e parë që ka lansuar rrjetin 5G në Ballkan. Rrjeti i shumëpërfolur është i disponueshëm në zonat: Zagreb, Rijekë, Split, Osijek, Samobor dhe Sveta Nedelja.

Presidenti i Bordit menaxhues të HT, Costas Nebis, ka thënë se rrjeti 5G hap mundësi për risi të shumta, që do të mundësojnë zhvillimin ekonomik dhe shoqëror.

Po ashtu ky rrjet do të ndihmojë në rrjetëzimin e sensorëve, në sistemin digjital dhe zhvillimin e shumë shërbimeve të reja që do ndihmojnë në bujqësi, shëndetësi e sektor publik”, ka thënë ai./Indeksonline/