19:48 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / AR

Shteti i siguron mbështetje dy policëve që u sulmuan në krye të detyrës zyrtare

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Blerim Gashani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, Zëvendësdrejtori i PK-së, Fehmi Hoti dhe Drejtori i Departamentit për Operacione, Gazmend Hoxha, vizituan zyrtarët policorë të cilët ishin sulmuar ditë më parë (02.07.2022), gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në një pikë kontrolli në Skenderaj.

Gjatë kësaj vizite zyrtarëve policorë, iu sigurua mbështetje dhe përkrahje institucionale, si dhe iu urua shërim dhe kthim sa më i shpejtë në detyrë në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve.

Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, do të vazhdojnë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të sigurisë së përgjithshme, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballllet, por nuk do të lejoj cenimin e sigurisë dhe sulmeve ndaj mbrojtësve të rendit e sigurisë publike.