75 Mall Live Search
08:31 / E Enjte, 21 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shtie me pushkë gjuetie në hyrje të banesës së viktimës, arrestohet një person

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka shtënë  me pushkë gjuetie në derën e hyrjes së banesës së  viktimës mashkull K-Shqiptar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësitet policore ku kanë konfiskuar një pushkë gjuetie, transmeton Indeksonline.

Nuk raportohet për të lënduar. Me urdhër të prokurorit  i dyshuari dërgohet në mbajtje./Indeksonline/