75 Mall Live Search
09:59 / E Martë, 20 Mars 2018 / indeksADMonline

Shtime, tre të arrestuar pasi rrahin me mjete të forta një person

Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj pasi të njëjtit si pasojë e një mosmarrëveshje të më hershme kanë sulmuar fizikisht duke e goditur me mjete të forta dhe grushte viktimën mashkull.

Rasti ka ndodhur dje në rrugën “Ymer Devetaku”, në Shtime, në ora  13:00.

Si pasojë e sulmit viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore për çka dhe i është ofruar tretmëni mjekësor.

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Temat: