23:25 / E Premte, 30 Tetor 2020 / V R

Shtimi i rasteve me COVID-19, detyron institucionet të veprojnë në terren

 Policia bashkë me inspektoratin e Shëndetësisë dhe atë komunal, kanë ndërmarr sonte aksion në disa lagje të kryeqytetit për largim të qytetarëve nga kafiterite ku ka pasur grumbuj njerëzish.

Lokalet e stërmbushura janë zbrazur nga zyrtarët kompetent, pavarësisht që disa persona janë revoltuar nga ky aksion.

Në shumë lokale janë larguar tërësisht qytetarët pasi që nuk kanë zbatuar rekomandimet e vendosura për ta luftuar virusin, raporton IndeksOnline.

Si çdo natë tjetër, edhe sonte bashkë me zyrtarët policor dhe inspektoratin është parë në terren edhe kreu i MSh-së Armen Zemaj.

Për nesër është paralajmëruar të merren disa masa për të parandaluar përhapjen e madhe të virusit. Rikujtojmë se vetëm sot u evidentuan 418 raste të reja me COVID-19./IndeksOnline/