13:22 / E Enjte, 28 Dhjetor 2023 / MSH

“Shtimja evropiane”, përurohet rruga për transit (Foto)

Komuna e Shtimës ka përuruar rrugën e re të transitit.

Rruga 3 kilometërshe është përuruar pas investimit 1.5 milionësh disa vite më parë.

Asfaltimi i kësaj rruge kishte nisur më 15 shtator të këtij viti.

“Vështirësive të mëdha me të cilat u ballafaquan qytetarët në këtë rrugë po u vie fundi” kishte deklaruar zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, pasi nisi asfaltimi i rrugës.

Më poshtë pamje nga rruga.