Shtohen forcat policore në protestën e organizuar në Klinë (Foto)
Janë shtuar forcat e sigurisë në fshatin Poterq i Epërm të komunës së Klinës.
Aty banorët e fshatit po protestojnë kundër ardhjes së serbëve për të festuar.
Sipas protestuesve, serbët nuk mund të vijnë në fshatin e tyre i cili ka 17 të vrarë nga policia serbe.
Indeksonline ka siguruar disa fotografi ku vërehet shtim i pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës./Indeksonline/
Protestë në Poterq të Klinës kundër ndërtimit të Kishës Ortodokse Serbe (Video)