23:01 / E Mërkurë, 24 Gusht 2022 / AR

Shtrohet pllaka e parë e Xhamisë Qendrore në Prishtinë (Foto)

Është shtruar pllaka e parë e Xhamisë Qendrore në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.

Pas një zvarritje 10-vjeçare, në qershor të këtij viti, komuna e Prishtinës lëshoi lejen ndërtimore për ndërtimin e objektit të Xhamisë në lagjen “Ulpianë” në Prishtinë.

Punimet filluan në vitin 2020 nga gjiganti i ndertimit “Bashkimi Projekt” kur edhe është lëshuar një leje e pjesshme për heqjen e dheut dhe vendosjen e pilotave.

Kjo xhami do të ketë kapacitet për 13 mijë e 905 persona.