18:39 / E Hënë, 16 Nëntor 2020 / Blerim

Shtyerja e implementimit të tarifave për të Drejtën e Autorit, po dëmtohen transmetuesit televiziv

Qeveria në krye me Avdullah Hotin, më 19 tetor të këtij viti mori vendim ku ishin aprovuar tarifat e përgjithshme për të Drejtën e Autorit dhe të Drejtat e Përafërta, ndërsa me 30 tetor, ai mori vendim tjetër, që të shtynte implementimin e tarifave për datën 1 prill 2021.

Lidhur me këtë pati reaguar edhe Shoqata “Autorët, Prodhuesit dhe Interpretuesit Vizual të Kosovës” (VAPIK), duke thënë se vendimi i dytë është bërë në konsultim privat të kryeministrit Hoti me përfaqësuesit e operatorëve kabllor, pa i konsultuar akterët tjerë kryesor si Shoqata për Menaxhimin Kolektiv të Drejtave të Autorit dhe Zyrën e të Drejtës së Autorit, si palë neutrale në këtë çështje.

Tashm janë publikuar edhe dokumentet që dëshmojnë se VAPIK, ka marrë mbështetje ndërkombëtare për këtë çështje. Me anë të një letre, mbështetje VAPIK-ut i është ofruar nga organizata “Writers & Directors Worldwide” me seli në Paris, e cila përfaqëson 70 organizata nga 62 vende të botës.

Në lidhje me shtyerjen e implementimit të këtij ligji ka reaguar së fundmi edhe Aferdita Saraçini Kelmendi Kryetare e Bordit te AMPEK-ut.

Përmes një shkrese ajo thotë se si pasojë e mos-implementimit të këtij ligji janë dëmtuar transmetuesit, të cilët janë të obliguar të paguajnë të drejtat e autorit dhe këtë e bëjnë që nga viti 2018.

Sipas saj mostrajtimi adekuat i mediave në Kosovë nga akterët vendimmarrës është i gabueshëm dhe jovizionar për vendin.

Ky është reagimi i saj (pa ndërhyrje)

REAGIM PER MOSIMPLEMENTIM TE LIGJIT PER TE DREJTAT E AUTORIT DHE TE DREJTAT E PERAFERTA

Transmetuesit te demtuar rende me vite te tera! Vendimi i Qeverise per te shtyer deri me 1 Prill aplikimin e tarifave te Vapik-ut demton rende televizionet, ndersa duket si mesazh aprililili i dates 1 Prill! Mosaplikimi i tarifave te VAPIK-ut, konform ligjit te drejtave te autorit dhe te drejtave te peraferta demton rende sektorin e transmetuesve! Transmetuesit jane te obliguar te paguajne te drejtat e autorit dhe kete e bejne rregullisht qe nga fillimi i vitit 2018! Nderkohe, kablloret , te cilet jane shfrytezues te drejtperdrejt te prodhimit vendor, pra te programeve televizive nuk paguajne asgje! E marrin ate prodhim dhe e shesin! Perfitojne nga pagesat direkte te qytetareve, ndersa prodhuesit televiziv mbeten te mbijetojne nga reklama dhe tregu i parcializuar e i brishte i Kosoves! Vendimi per te shtyer deri me 1 Prill aplikimin e tarifave te drejtave te autorit dhe atyre te peraferta demton rende televizionet, ndersa duket si mesazh aprililili i dates 1 Prill! AMPEK- asociacioni i mediave te pavarura te Kosoves, disa here i eshte drejtuar Qeverise me kerkese konkrete te mbeshtetjes, ne kete kohe pandemie , te transmetuesve televiziv, mirepo jane trajtuar padrejtesisht si biznes i thjeshte perfitues! Duket se po harrohet dhe nuk po shihet roli publik i rendesishem i ketij sektori te veçante ne Kosove! Punetoret medial jane shume aktiv dhe ne balle te betejes per ta mposhtur kete pandemi, ndersa nuk i lene anash as aspektet e tjera te jetes dhe zhvillimeve ne Kosove! Mostrajtimi adekuat i mediave ne Kosove nga aktoret vendimarres eshte i gabueshem dhe jovizionar per vendin. Prandaj , nje qasje me serioze karshi tyre dhe nevojave te tyre eshte imperativ i kohes! AMPEK- u edhe njehere i drejtohet Qeverise se Kosoves, tashme permes kesaj platforme te FB, ngase jane mesuar qe t’ i pergjigjen problemeve vec permes FB, te aplikoje tarifat e VAPIK- ut menjehere! Pasi qe nuk ka pako te ndihmes direkte per transmetuesit televiziv, keto tarifa sado pak do te zbusnin situaten e veshtire te tyre!