16:25 / E Premte, 15 Shkurt 2019 / indeksADMonline

Shtyhen disa fluturime në Aeroportin e Dubait, për shkak të dronëve

Shtyhen disa fluturime në Aeroportin e Dubait, për shkak të dronëve
Disa fluturime janë shtyer në paraditën e sotme në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.

Shkak për këtë janë bërë fluturimet e dyshimta të disa dronëve.

Dubai është e fundit në një varg aeroportesh që kanë pasur për të ndaluar fluturimet për shkak të aktivitetit të droni.

Rasti i fundit i ngjashëm ka ndodhur në Britani të Madhe, në aeroportin më të madh të Gatwick./Indeksonline/