20:33 / E Enjte, 03 Shtator 2020

‘Shtyhet’ data e prezantimit të iPhone 12

Ne jemi shumë afër për të parë më në fund modelet e reja iPhone 12 dhe iPhone 12 Pro nga Apple. Dhe këta telefona premtojnë se do të vijnë me disa nga ndryshimet më të mëdha në formacionin e iPhone në një kohë të gjatë.

iPhone 12 thuhet se do të vjen me rrjetin 5G, procesorin e shumëpritur të Apple A14 Bionic dhe për kamerat LiDAR.

Ndërsa ne ndoshta nuk do të marrim në duar iPhone 12 në shtator, siç bëjmë zakonisht me lëshimet e reja të iPhone, thashethemet dhe rrjedhjet kanë krijuar një pamje mjaft të plotë të asaj që mund të presim nga celularët e ardhshëm të Apple, duke përfshirë datat e lëshimit, çmimet dhe specifikimet e tyre, shkruan Forbes.

iPhone 12 pritet të vijë në katër modele: 5.4 inç iPhone 12, 6.1 inç iPhone 12 Max, 6.1 inç iPhone 12 Pro dhe 6.7 inç iPhone 12 Pro Max, transmeton Telegrafi. Të katër modelet pritet të vijnë me një dizajn që ka skaje të sheshta, të ngjashëm me iPhone 5.

Një raport i ri për iPhone 12 5G thotë se vetëm iPhone 12 Pro Max më i madh do të ofrojë mbështetje për teknologjinë e shpejtë mmWave, e cila është një befasi e madhe këtë herë.

Dizajni i iPhone 12 dyshohet se ka rrjedhur në video, duke na dhënë një vështrim të dizajnit të ri të mundshëm.

Specifikimet e iPhone 12 (bazuar në rrjedhjet)

Data e lëshimit të iPhone 12

Megjithëse iPhone të rinj zakonisht lëshohen në shtator, raporte të shumta kanë treguar për një datë të vonuar të lëshimit të tij.

Sigurisht, edhe nëse iPhone 12 shtyhet për në tetor, Apple mund të mbajë një ngjarje në shtator për të krijuar pritje për telefonat e saj të rinj. Disa thashetheme kanë sugjeruar 8 shtator ose 10 shtator, por meqenëse Apple zakonisht njofton datat e ngjarjeve diku nga 10 ditë deri në dy javë, ne mendojmë se dritarja është mbyllur për këtë mundësi. Një datë tjetër që po flitet për shtator është data 22, megjithëse burimi i këtij thashethemi është i paqartë.

Në një shkrim në Twitter nga @LeaksApplePro thotë se Apple do të mbajë ngjarjen e saj më 13 tetor ose 14 tetor dhe se iPhone 12 i ri do të përfshijë kamera më të mira, më shumë RAM dhe çipin A14 Bionic. LeaksApplePro pretendon se i ka dëgjuar të gjitha këto ndërsa ishte i pranishëm për regjistrimin e ngjarjes kryesore të Apple – një pretendim që duhet të merret me një dozë skepticizmi.

Sipas një raporti në Bloomberg, Apple po përgatit 75 milionë njësi iPhone 12 për lëshim.

Çmimi i iPhone 12

Çmimi i iPhone 12 duket të jetë një objektiv i lëvizshëm. Rrjedhja më e fundit nga @komiya_kj në Twitter thotë se iPhone 12 5.4 inç do të fillojë me 699 dollarë për 64 GB. iPhone 12 Max 6.1 inç ka një çmim prej 799 dollarë për të njëjtën sasi hapësire ruajtëse.

Sidoqoftë, është e mundur që çmimi të jetë më i lirë nëse Apple vendos të shesë versione vetëm 4G LTE. Çmimi i mësipërm do të ishte për modelet 5G të iPhone 12. Në fakt, një raport i çmimit të iPhone 12 pretendon që Apple do të lëshojë një iPhone 12 4G LTE në fillim të vitit 2021.

Më parë, analisti Jon Prosser tha se iPhone 12 5.4 inç me dy kamera të pasme do të fillojë me 649 dollarë, që do të ishte mjaft i përballueshëm me 50 dollarë më pak se iPhone 11. iPhone 12 Max me një ekran 6.1 inç do të kushtonte 749 dollarë.

iPhone 12 Pro, i cili do të kishte tre kamera të pasme plus një sensor LiDAR, mund të fillojë me 999 dollarë ose 1,049 dollarë. iPhone 12 Pro mund të shfaqë gjithashtu një ekran 120Hz ProMotion, por kjo nuk është ende e sigurt.

E fundit, por jo më pak e rëndësishmja, iPhone 12 Pro Max do të shfaqte një ekran 6.7 inç dhe do të kushtonte 1,099 dollarë ose 1,149 dollarë për të filluar.

Modele iPhone 12

Që nga një parashikim nga analisti Ming-Chi Kuo vitin e kaluar, ne kemi njohur që katër modele do të mbështesin rrjetin 5G.

Këta katër telefona gjithashtu pritet të kenë ekrane OLED, të cilat do të shënonin një ndryshim për Apple. Ashtu si iPhone XR para tij, iPhone 11 përmban një ekran LCD në vend të një paneli OLED.

Kamera iPhone 12

Një raport në Digitimes konfirmon se iPhone 12 dhe iPhone 12 Max do të ketë dy kamera të pasme, dhe iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max do të ketë tre kamera të pasme plus një sensor të ri LiDAR.

Sipas një raporti të veçantë, iPhone 12 do të shfaqë një lente të re me 7 pjesë për kamerën kryesore, e cila do të ishte një ndryshim nga iPhone 11 që kishte 6 pjesë. Lentja shtesë duhet të rezultojë në cilësi më të mirë të fotografisë.

Ekrani i iPhone 12: Shpejtësia e rifreskimit 120Hz

Një nga tiparet më të pritura të iPhone 12 Pro është ende në dyshim. Të dy iPhone 12 Pro dhe iPhone 12 Pro Max pothuajse janë konfirmuar se do të kenë ekran 120Hz ProMotion. iPhone 12 dhe iPhone 12 Max i rregullt ka të ngjarë të ofrojë ekrane 60Hz.