18:42 / E Mërkurë, 23 Shkurt 2022 / LB

Shtyhet diskutimi për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë, kjo është kërkesa e opozitës

Ani pse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu prezantoi Projektligjin për Byronë Shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, diskutimi për këtë projektligj është shtyrë për seancën e nesërme me kërkesë të opozitës, pasi kjo e fundit kërkoi prezencën e kryeministrit, Albin Kurti.

Megjithatë, ministrja, Haxhiu tregoi rëndësinë e miratimit të këtij projektligji.

“Përmes këtij projektligji Kuvendi i Kosovës do të themelojë një mekanizëm të veçantë që është Byroja shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Ky institucion është organ i pavarur që kontrollohet nga Kuvendi dhe për punën e tij i përgjigjet vetëm atij. Procedura para gjykatës është civile, s’ka karakter penal dhe byroja do të ndjek pasurinë e zyrtarit dhe shpërputhjes mes të hyrave dhe pasurisë së tij apo saj”, tha ajo.