12:29 / E Enjte, 08 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shtyhet interpelanca e kryeministrit Haradinaj

Për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, interpelanca e tij për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit qeveritar dhe debati për raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës, janë shtyrë për seancë tjetër kur në seancën e Kuvendit do të jetë prezent edhe kryeministri Haradinaj.

Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është paraparë sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale,

Po ashtu, është shtyrë edhe debat parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.