15:58 / E Martë, 19 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Shtyhet mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme ku do të vendoset për raportin e Bulliqit

Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, ka shtyrë për disa orë mbledhjen e saj që pritet të mbahet nesër.

Mbledhja e cila është paraprë të mbahet në orën 11:00 është shtyrë për orën 14:00 thuhet në njoftimin e  Kuvendit të Kosovës.

Në këtë mbledhje pritet të caktohet edhe data e mbajtës së mbledhjes ku do të shqyrtohet raporti i Shpejtim Bulliqit për Demarkacionin./Indeksonline/