12:46 / E Enjte, 22 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Deputeti i AAK-së: Nëse nuk përfshihet raporti i Bulliqit në demarkacion, votoj kundër

Deputeti i AAK-së, Rasim Selmanaj, ka thënë se vota e tij është kundër nëse në projektligjin për demarkacion nuk përfshihet raporti i gjeografit Shpejtim Bulliqit.

Selmanaj ka thënë se çdo përpjekje me eleminua këtë raport nga seancë është e papranueshme.

“Nëse raporti i Bulliqit nuk përfshihet në projektligj, vota imë është kundër. Kryeministri Haradinaj me të marr detyrën ka formuar komisionin dhe kanë dalë me të gjeturat. Ka pas punë intensive. Çdo përpjekje me eliminua këtë raport nga séance është e papranueshme sepse ky raporton konstaton që ka gabime dhe duhet të korigjohet. Është e palogjikshme nga ana e LDK-së me kërkuar që raporti i Bulliqit të mos përfshihet, përkundrazi vetëm sa e forcon idenë me u zhblloku kjo situatë. Unë nuk e di pse ende nuk po nis séance, po me gjasë është për kundërshtitë që a të përfshihet apo jo raporti i Bulliqit. Mirëpo, nuk e di a shtyhet, po presim” është shprehur Selmanaj./Indeksonline/