16:34 / E Mërkurë, 14 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Shtyhet në afat të pacaktuar interpelanca e kryeministrit Haradinaj

Vazhdimi i seancës plenare, që ishte paralajmëruar për nesër, është shtyrë për një ditë tjetër.

Interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj që ishte paraparë për të enjten, më 15 shkurt në orën 10:00, me kërkesë të kryeministri është shtyrë për një ditë tjetër, transmeton Indeksonline.

Gjithashtu sipas një njoftimi të Kuvendit të Kosovës, për ditën e mbajtjes së seancës do të bëhet e ditur më vonë./Indeksonline/