Shtyhet seanca për Aulon Zekën
Edhe sot do të thuhej fjala përfundimtarë për vrasjen e Aulon Zekës, kjo nuk u bë pasi seanca është shtyre për datën 9 mars.
Këtë e kanë konfirmuar familjar të ndjerit, duke thënë se shtyrja e seancës e bënë të dyshimtë rastin dhe humb besimin në drejtësi, transmeton Indeksonline.
“Ehhh qe PSE PROTESTOJMË para Pallatit të Drejtësisë.Se është vendi ku ma së paku mbahet ana e palëve të dëmtuara. Aty ku ma së paku merret parasysh dhimbja e dikujt. Aty ku në fillim thuhet se egzistojnë të gjitha provat, pastaj thuhet se ka prova të mjaftueshme dhe sot provat nuk po mjaftojkan për me u marrë vendimi.
Shtyerja e seancës së sotme për datë 9 Mars, e bënë shumë të dyshimt komplet rastin dhe e humbë të gjith besimin tonë në Drejtësi.Shihemi me datën 9 Mars.Kërkojmë #DrejtësiPërAulonin” ka shkruar një familjares e Zekës.
Kujtojmë që i mituri Aulon Zeka ishte vrarë më katër plumba në mengjesin e 16 shtatorit në Prishtinë./Indeksonline/