17:55 / E Hënë, 08 Janar 2018 / indeksADMonline

Shtyhet takimi i ministrave të Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë

Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë njoftoi sot se është shtyrë takimi i tre ministrave të Jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë, i planifikuar për datën 9 janar.

Siç thuhet, takimi u shty për shkak të sëmundjes së shefit të diplomacisë italiane Angelino Alfano.