07:51 / E Enjte, 25 Qershor 2020 / indeksADMonline

Shtyhet vazhdimi i seancës për dialogun

Sot në orën 10:00 ishte paraparë të vazhdohet seanca për raportimin e kryeministrit Avdullah Hoti për dialogun edhe pse shefi i ekzekutivit nuk gjendet në Kosovë për shkak të takimeve të paralajmëruara për sot në Bruksel.

Por, përmes një e-maili zyrtar Kuvendi bën të ditur se do të shtyhet vazhdimi i kësaj seance, pa një orar të caktuar.

Ky është njoftimi:

Shtyhet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit 

Me kërkesë të propozuesit të rezolutës dhe pajtim të grupeve parlamentare, shtyhet vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit, i paraparë për sot në orën 10:00. 

Për kohën e mbajtjes së saj, do të vendosë Kryesia e Kuvendit.