14:59 / E Hënë, 02 Prill 2018 / indeksADMonline

Shuhet krijuesi i serive të njohura të policisë amerikane

Producenti televiziv amerikan dhe shkrimtari Steven Bochco, i cili krijoi disa nga seritë më të njohura të dramës së policisë amerikane, ka vdekur në moshën 74 vjeçare, shkruan BBC.

I lindur në Nju Jork, ai ndihmoi në përcaktimin e dramës moderne televizive përmes punës si Hill Street Blues, LA Law dhe NYPD Blue.
Bochco kishte qenë duke luftuar një formë të rrallë leukimie për disa vite, transmeton Indeksonline.

Shkrimtari u propozua për 30 çmime Emmy dhe fitoi 10 prej tyre.

Biri i një piktori dhe violin virtuoz, ai u rrit në Manhatan. Pas studimeve në Universitetin e Nju Jorkut dhe Institutin e Teknologjisë Carnegie, ai shkoi për të punuar për Universal Pictures si shkrimtar dhe redaktor.

Ndërsa lajmi i vdekjes së Bochco ka prekur filmbërësit amerikanë të cilët thane se ai ishte një njeri që ndryshoi përgjithmonë formën e artit./Indeksonline/